RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Presidentja Osmani: Vendosmëria e ushtarëve të FSK-së për të shpëtuar jetë, ngjallë shpresë në këtë tragjedi

presidentja-osmani:-vendosmeria-e-ushtareve-te-fsk-se-per-te-shpetuar-jete,-ngjalle-shprese-ne-kete-tragjedi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndihmën që po ofron në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

Osmani ka thënë se trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve të Kosovës për të shpëtuar jetë nga rrënojat ngjallë shpresë në këtë tragjedi, e cila ka shkatërruar trishtimin në cdo cep të botës.

“Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese. Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Deri më sot numri i viktimave si pasojë e tërmetit në Turqi dhe në Siri ka arritur në mbi 37 mijë.

Postimi i plotë i Osmanit:

Trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve tanë për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës.

Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese.

Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju.

Related posts

Kurti pranoi draftin evropian për Asociacionin, Rama: Shenjë që Albini po bëhet kryeministër

admin6

Begaj takon homologët e rajonit: Mos të lejohen provokime që destabilizojnë Kosovën

rezart morina

Kriza e energjisë, Franca vë në punë të gjithë reaktorët bërthamorë

admin