RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentja Siljanovska-Davkova uron Kosovën për 18-vjetorin e pavarësisë

presidentja-siljanovska-davkova-uron-kosoven-per-18-vjetorin-e-pavaresise

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, duke uruar stabilitetit dhe prosperitet për vendin, transmeton Anadolu.

“Si vende mike, ne kultivojmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe punojmë drejt përmbushjes së vizionit tonë të përbashkët për integrimin evropian të rajonit”, shkroi Siljanovska-Davkova në platformën sociale amerikane X, duke bashkëngjitur fotografi nga pjesëmarrja e saj në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Shkup me rastin e pavarësisë.

Presidentja maqedonase shprehu gjithashtu gatishmërinë për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të partneritetit dypalësh në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

Kosova nesër shënon 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe sot ky vend njihet nga më shumë se 120 vende të botës.

Related posts

Putin merr kontrollin e Wagner pas vdekjes së Prigozhin, mijëra ushtarë i japin llogari Kremlinit

admin

Sot nënshkruhet vendimi për viza

Muhamet Ramadani

Ligji për të huajt dhe automjetet, BE-ja mbështet qasjen e Qeverisë së Kosovës

Irfan Jahiu