RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pretendohet se Franca vazhdon tregtinë e uraniumit me Rusinë, pavarësisht sanksioneve

pretendohet-se-franca-vazhdon-tregtine-e-uraniumit-me-rusine,-pavaresisht-sanksioneve

Organizata ndërkombëtare për mjedisin “Greenpeace” pretendon se Franca vazhdon të transferojë uranium në Rusi, pavarësisht sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) ndaj vendit për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve të mediave kombëtare bazuar në të dhënat e “Greenpeace”, një duzinë kontejnerësh me uranium nga porti Dunkerque, të nxjerrë nga termocentralet bërthamore të Francës u dërguan në Rusi për ripërpunim. Dërgesa e kësaj fundjave shënoi herën e parë që Parisi, i cili ka zvogëluar varësinë energjetike nga Rusia për shkak të luftës në tre vitet e fundit, ka transferuar uranium të përpunuar në Moskë.

Anija “Mikhail Dudin” me flamur të Panamasë përdoret rregullisht për të transportuar uranium të pasuruar ose natyror nga Franca në Shën Petersburg. Pauline Boyer, e cila drejton fushatën bërthamore të “Greenpeace France”, mbron idenë se kjo tregti midis Francës dhe Rusisë “nuk është e paligjshme, por imorale”.

Ajo tha se Franca duhet të ndërpresë kontratat e saj me “Rosatom, kompaninë shtetërore ruse që pushton centralin bërthamor të Ukrainës”. Kompania franceze e energjisë elektrike “EDF” në vitin 2018 nënshkroi marrëveshje prej 600 milionë eurosh me Tenex, degën e Rosatom për riciklimin e uraniumit të përpunuar. Kjo marrëveshje nuk u prek nga sanksionet ndërkombëtare të vendosura për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Rusia ka objekte të rëndësishme për ripasurimin dhe riciklimin e uraniumit të përpunuar, i cili është prodhim i centraleve bërthamore.

Related posts

Zhytja fatale e nëndetëses “Titan” në thellësitë e Atlantikut, zbulohen mesazhet e fundit të dërguara nga ekuipazhi

admin

Deri në katër orë pritje në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

admin

Vrau 5 persona dhe plagosi një foshnje, si u “asgjësua” nga efektivja e policisë autori! I riu ngriti thikën ta godiste, por ajo e qëlloi

admin