RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pretendohet se Izraeli i ka kërkuar Palestinës ta menaxhojë pikën kufitare Rafah

pretendohet-se-izraeli-i-ka-kerkuar-palestines-ta-menaxhoje-piken-kufitare-rafah

Pretendohet se Izraeli i bërë një kërkesë sekrete administratës palestineze në lidhje me menaxhimin e pikës kufitare Rafah, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës izraelite “The Jerusalem Post”, qeveria izraelite po kërkon formula për menaxhimin e pikës kufitare, ku ushtria nisi sulm tokësor në rajonin Rafah të Gazës më 7 maj dhe pushtoi pikën kufitare në anën e Rripit të Gazës.

Në lajm janë pyetur burime të sigurisë për pretendimin, të cilin fillimisht e ka publikuar gazeta “Axios”, e cili botohet në SHBA. Burimet pohuan se Izraeli kohët e fundit jozyrtarisht i kërkoi administratës palestineze ta menaxhonte pikën kufitare Rafah.

Një zyrtar tjetër i lartë pohoi se Izraeli po përpiqej të emëronte udhëheqës palestinezë që nuk janë të lidhur me Hamasin për të ndihmuar në menaxhimin e kalimit kufitar. Në raportin e “Axios” thuhet se kjo kërkesë ishte ftesa e parë e Izraelit drejtuar administratës palestineze për të marrë pjesë ose për të lehtësuar çështjet që lidhen me luftën e vazhdueshme në Gaza që nga 7 tetori.

Thuhet se Tel Avivi, përmes kësaj kërkese, i dërgoi një mesazh Egjiptit ku thoshte se nuk do të lejonte ndihma nëse Izraeli nuk tërhiqej nga Rafah. Asnjë ndihmë humanitare, mjekësore apo karburant nuk ka hyrë në Rripin e Gazës që kur Izraeli mbylli pikën kufitare “Kerem Abu Salim” më 5 maj dhe pushtoi kalimin kufitar Rafah më 7 maj.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i përcolli mesazhin ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant se SHBA-ja ishte kundër një sulmi të madh në Rafah dhe i kërkoi ministrit izraelit të lehtësonte hyrjen e ndihmave në Gaza.

Related posts

Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Muhamet Ramadani

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

Muhamet Ramadani

Libi, 55 fëmijë janë helmuar nga uji i ndotur në qytetin Derna

admin