Kreu i grupit ”Wagner”, Yevgeny Prigozhin denoncoi në një video mungesën e rëndë të municioneve që prekin trupat e tij duke akuzuar udhëheqësit ushtarakë rusë për vdekjen e mercenarëve në fushën e betejës.
Në videon e publikuar në kanalin Telegram, Prigozhin deklaron se vuan një mungesë prej 70% të municioneve.
Ai tregon radhët e kufomave të luftëtarëve që dyshohet se vdiqën më 4 maj.
Mbrojtësi i ”Wagner”-it më pas sulmon udhëheqjen e ushtrisë ruse duke akuzuar shefin e shtabit të forcave të armatosura, Valery Gerasimov dhe ministrin e mbrojtjes, Sergei Shoigu, për vdekjen e njerëzve të tij. /atsh
A statement from Wagner PMC group by Prigozhin.
Prigozhin claims that Wagner will leave Bakhmut by May 10 and hand over positions to the troops of the Russian Federation and ‘lick their wounds’.
“Because, in the absence of ammunition, they are doomed to a senseless death.” pic.twitter.com/WnHdG3pUrk
— NOELREPORTS (@NOELreports) May 5, 2023