RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Prigozhin fajëson Kremlinin për vdekjen e ushtarëve të tij

prigozhin-fajeson-kremlinin-per-vdekjen-e-ushtareve-te-tij

Kreu i grupit ”Wagner”, Yevgeny Prigozhin denoncoi në një video mungesën e rëndë të municioneve që prekin trupat e tij duke akuzuar udhëheqësit ushtarakë rusë për vdekjen e mercenarëve në fushën e betejës.

Në videon e publikuar në kanalin Telegram, Prigozhin deklaron se vuan një mungesë prej 70% të municioneve.

Ai tregon radhët e kufomave të luftëtarëve që dyshohet se vdiqën më 4 maj.

Mbrojtësi i ”Wagner”-it më pas sulmon udhëheqjen e ushtrisë ruse duke akuzuar shefin e shtabit të forcave të armatosura, Valery Gerasimov dhe ministrin e mbrojtjes, Sergei Shoigu, për vdekjen e njerëzve të tij. /atsh

 

Related posts

SHBA, tre të plagosur në të shtëna me armë në një qendër tregtare gjatë fluksit të “Black Friday”

RTI

Izraelitët fanatikë sulmuan gazetaren arabe të “France 24” me sloganin “Vdekje arabëve”

admin

Kryediplomati palestinez: Qeveria e re e Palestinës duhet të marrë “përgjegjësinë e plotë” në Bregun Perëndimor dhe Gaza

admin