RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Prigozhin: Ka nevojë për më shumë municion për të gjitha forcat ruse në Ukrainë

prigozhin:-ka-nevoje-per-me-shume-municion-per-te-gjitha-forcat-ruse-ne-ukraine

Themeluesi dhe pronari i grupit të mercenarëve të Rusisë, Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se jo vetëm trupat e tij, por të gjitha njësitë e forcave ruse që janë të përfshira në luftimet disamujore në qytetin ukrainas të Bahmutit, po vuajnë nga mungesa e furnizimeve me municion.

Zyra për media e Prigozhinit lëshoi një deklaratë më 10 mars, përmes së cilit ai shprehu mirënjohjen për ministrin e Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturovm dhe Igor Nasenkov, shefin ekzekutiv të Tekhnodinamika, për rritjen e madhe të prodhimit të municionit ushtarak në muajt e fundit, pasi Wagner bëri thirrje për rritje të furnizimeve. Megjithatë, ai shtoi se ka nevojë për më shumë municion.

“Jam i shqetësuar se municioni dhe uri për municion nuk ka vetëm Wagner, por të gjitha njësitë e ushtrisë ruse. Është e dukshme se jo vetëm ushtarët e mi po vdesin… Të tjerët po ashtu nuk duhet të vdesin. Çdo vonesë në dërgimin e predhave nënkupton vdekjen e një prej bashkatdhetarëve tanë dhe nuk ka rëndësi se në çfarë njësie të forcave ruse ata shërbejnë”, tha Prigozhin.

Muajin e kaluar, Prigozhin, që vlerësohet se është një prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, akuzoi zyrtarët kryesorë të forcave ushtarake se po bëjnë “tradhti” duke dështuar që të pajisin mercenarët e tij me municion të mjaftueshëm, teksa mercenarët e Wagner-it janë një forcë e madhe në betejën për të marrë qytetin lindor ukrainas të Bahmutit.

Në një prej deklaratave të lëshuara në shkurt, Prigozhin akuzoi ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Valery Gerasimov, se po refuzojnë që t’i japin municion Wagner-it “me qëllim që ta shkatërrojnë” këtë grup.

Atëbotë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë hodhi poshtë pretendimet e Prigozhinit dhe tha se brigadat me vullnetarë në lindje të Ukrainës po furnizohen me të gjitha llojet e municioneve “me shpejtësinë e duhur”.

Disa ditë pas shkëmbimit të akuzave, Prigozhin tha se trupat e tij kishin filluar të pajiseshin me municion dhe armatim.

Wagner verën e kaluar ka rekrutuar mijëra të burgosur nga burgjet në mbarë Rusinë për të luftuar në Ukrainë. Në shkurt të këtij viti, Prigozhin tha se më nuk po bëhen rekrutime të të burgosurve. /rel

Related posts

Turqia reagon ndaj deklaratës së Netanyahut për ‘Korridorin e Filadelfit’

RTI

Policët thonë se më shumë ua ulën sesa ua rritën pagat

rezart morina

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria në negociata për të marrë 40 mijë punonjës të huaj

rezart morina