RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Prigozhin nuk u bindet urdhrave të Kremlinit

prigozhin-nuk-u-bindet-urdhrave-te-kremlinit

Pas një përpjekjeje të ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për të sjellë nën komandën e tij të gjitha njësitë vullnetare ruse, kreu i ushtrisë ”Wagner”, Yevgeny Prigozhin, tha se ”forcat e tij do të refuzonin të nënshkruanin çdo kontratë qeveritare të këtij lloji”.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Nikolai Pankov kishte njoftuar më parë se të gjitha këto njësi vullnetare do të duhet të nënshkruajnë një kontratë qeveritare deri më 1 korrik dhe se janë më shumë se 40 njësi të tilla, statusi ligjor i të cilave do të garantohej në këtë mënyrë.

Lëvizja e Ministrisë së Mbrojtjes u pa si një përpjekje e qeverisë për të ushtruar kontroll mbi organizatën paraushtarake, e cila ka luajtur një rol kyç në luftën në Ukrainë.

Në një skedar audio të postuar në kanalin e tij Telegram, Prigozhin me zemërim tha se ”Shoigu mund të marrë vendime për ministrinë dhe ushtarët. Por ministri nuk është në gjendje të udhëheqë trupat e ‘Wagnerit”.

Related posts

“Macron dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë”

admin

Kryeministri Kurti i quan “të padrejta” masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

rezart morina

Shpërthim në një treg në Armeni, një i vdekur e së paku 20 të lënduar

admin