RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthim në një treg në Armeni, një i vdekur e së paku 20 të lënduar

shperthim-ne-nje-treg-ne-armeni,-nje-i-vdekur-e-se-paku-20-te-lenduar

Një shpërthim i fuqishëm në depo të fishekzjarreve në një treg në kryeqendër të Armenisë të dielën, ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe lëndimin e 20 tjerëve, raporton agjencia AP.

Një pjesë e madhe e tregut në Jerevan është përfshirë nga zjarri.

Zyra e kryetarit të Yerevanit ka thënë se nuk dihet ende numri i personave që janë bllokuar nën rrënoja. Shpërthimi dhe zjarri në tregun Surmalu dërguan një re të madhe tymi mbi Jerevanin.

Tregu është rreth dy kilometra në jug të qendrës së qytetit. Punonjësit e shpëthimit po punojnë për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat, ka thënë Levon Sardaryan, zëdhënës i kryetarit të Jerevanit.

Ministria e Emergjencës e Armenisë ka treguar se së paku një person ka vdekur e 20 janë lënduar. /koha

Related posts

Maqedoni e Veriut, kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski për “keqpërdorim detyre”

Muhamet Ramadani

Deti Mesdhe, “rruga e vdekjes” për emigrantët

admin

Prokuroria urdhëron rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut

admin