RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Prigozhin regjistron firmë në Bjellorusi

prigozhin-regjistron-firme-ne-bjellorusi

Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka regjistruar një firmë “për menaxhim patundshmërish” në Bjellorusi, pas rebelimit të ndërprerë kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, muajin e kaluar.

Firma “Concord Management and Consulting” është regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, në fshatin Tsel, ka raportuar portali i lajmeve, Reform.by.

Në regjistrin e bizneseve në Bjellorusi, kompania ruse me të njëjtin emër – shef i së cilës, sipas dokumenteve, është Prigozhin – figuron si pronare e 100 për qind të aksioneve në firmën e regjistruar në Tsel.

Kompania “Concord Management and Consulting” është regjistruar në Rusi në vitin 2003, dhe numëron zyrtarisht 31 punëtorë.

Në qershor, Kremlini ka thënë se ka arritur marrëveshje me Prigozhinin për t’i dhënë fund rebelimit të tij, duke thënë se udhëheqësi i mercenarëve do të shkojë në Bjellorusi, sikurse edhe forcat e tij, ndërsa akuzat ndaj tij do të hidhen poshtë.

Vendndodhja e Prigozhinit tani është e panjohur.

Tsel, ish-garnizon për pjesëtarët e brigadës bjelloruse të raketave, është vendi ku ka nisur të paraqitet një kamp në qershor. /rel

Related posts

Franca në zgjedhje të parakohshme, The Economist: Programet ekonomike të së djathtës ekstreme dhe të majtës, janë të rrezikshme! Çfarë parashikoje propozimet e palëve

admin

Ekspertët e OKB-së thonë se shk’atërrimet e gjera të Iz’raelit në Rafah janë pjesë e një modeli më të gjerë kr’imesh.

admin

Policia franceze qëllon për vdekje një person që tentoi t’i vinte zjarrin një sinagoge

admin