Princi i kurorës saudit Mohammed bin Salman (MBS) e çoi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në rezidencën e këtij të fundit pas përfundimit të bisedimeve zyrtare që u mbajtën në Pallatin al-Salam në Jeddah të hënën, tha Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).
Pamjet video treguan dy liderët duke dalë nga pallati para se të niseshin në makinë, me Princin e Kurorës duke vozitur dhe Erdoganin në ulësen e pasagjerit.
SPA shtoi se Erdogani u dhuroi mbretit saudit Salman dhe princit të kurorës dy makina elektrike të prodhimit turk si dhuratë.
Erdogan mbërriti në Jeddah për një vizitë zyrtare si pjesë e turneut të Gjirit që do të përfshijë Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
MBS dhe Erdogan zhvilluan bisedime zyrtare që trajtuan lidhjet dypalëshe midis të dy vendeve. Gjatë bisedimeve, liderët mbikëqyrën nënshkrimin e disa marrëveshjeve dypalëshe që mbulojnë sektorë të ndryshëm duke përfshirë energjinë, mbrojtjen dhe investimet.
Të dy palët nënshkruan memorandume mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e energjisë; industritë e mbrojtjes, kërkim zhvillim; investimet direkte dhe mediat, përveç tjerash Arabia Saudite nënshkroi dy kontrata me kompaninë turke të mbrojtjes Baykar, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).
HRH Crown Prince Accompanies Turkish President from Al-Salam Palace to His Place of Residence.https://t.co/TeQqvvDe6p#SPAGOV pic.twitter.com/upLrdCI4kE
— SPAENG (@Spa_Eng) July 18, 2023