RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Princi i kurorës së Jordanisë, Al Hussein martohet me arkitekten saudite Rajwa Al Saif

princi-i-kurores-se-jordanise,-al-hussein-martohet-me-arkitekten-saudite-rajwa-al-saif

Princi jordanez i Kurorës Al Husein bin Abdullah II të enjten u martua me arkitekten saudite Rajwa Al Saif, ndërsa në ceremoninë e martesës morën pjesë shumë anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë bota, raporton Anadolu.

Dasma luksoze u mbajt në Pallatin Zahran në kryeqytetin jordanez Aman, kurse si dëshmitarë ishin mbreti Abdullah II, Princi Hassan bin Talal dhe babai i nuses.

Pas ceremonisë së martesës, televizioni shtetëror jordanez njoftoi se princi i kurorës dhe nusja e tij udhëtuan nëpër kryeqytet të shoqëruar nga kolona e gardës mbretërore drejt Pallatit Al Husseiniya, ku ishte organizuar pritja dhe një banket.

Menjëherë pas ceremonisë së martesës u dha një dekret mbretëror me të cilin nusja Al Saif mori titullin e princeshës. Mbreti dhe Mbretëresha organizuan një dasmë në Pallatin Al Husseiniya ku morën pjesë më shumë se 1.700 të ftuar, përfshirë krerët e shteteve.

Mbreti Abdullah ka katër fëmijë, Princin e Kurorës Husein (29), Princeshën Iman (27), Princeshën Salma (23) dhe Princin Hashim (18). Princi Husein është trashëgimtari legjitim i fronit jordanez, sipas Kushtetutës jordaneze.

Në ceremoninë e dasmës së Princit të Kurorës Husein morën pjesë, ndër të tjera, Mbreti i Malajzisë Al-Sulltan Abdullah Ri’ayatuddin Al-Mustafa Billah Shah, mbreti holandez Willem-Alexander, presidenti i Irakut Abdul Latif Rashid, kryeministri libanez Najib Mikati, Princi i Kurorës së Kuvajtit Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah dhe gruaja e presidentit amerikan Joe Biden, Jill Biden dhe vajza e saj Ashley Biden.

Related posts

Mjekët pa Kufij: Një sulm tokësor izraelit në Rafah do të ishte katastrofik

admin6

Zvogëlimi i numrit të nxënësve rrezikon mbylljen e një numri të shkollave

admin

Kurti përkujtoi me homazhe të vrarët në masakrën e Dubravës

RTI