Princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman pati një bisedë telefonike të martën me presidentin kinez Xi Jinping, ku theksuan rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Princi i kurorës shprehu gjithashtu vlerësimin e Mbretërisë për rolin dhe përpjekjet kineze për të zhvilluar marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Iranit, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit.
Nga ana e tij, presidenti kinez vlerësoi rolin e Mbretërisë në forcimin e marrëdhënieve të Pekinit me vendet e GCC dhe vendet e Lindjes së Mesme.
Gjatë bisedës, ata shqyrtuan aspektet e partneritetit midis Mbretërisë dhe Kinës, si dhe përpjekjet e përbashkëta për të rritur bashkëpunimin midis dy vendeve në fusha të ndryshme. /mesazhi