RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, nga një sulm izraelit plagoset një grup gazetarësh në mesin e të cilëve edhe ekipi i TRT Arabisht

gaza,-nga-nje-sulm-izraelit-plagoset-nje-grup-gazetaresh-ne-mesin-e-te-cileve-edhe-ekipi-i-trt-arabisht

Një grup gazetarësh, përfshirë ekipin e TRT-së në gjuhën arabe, u plagosën si pasojë e bombardimeve të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, ushtria izraelite ka zhvilluar një sulm në kampin e refugjatëve Nuseirat, duke shënjestruar një grup gazetarësh, përfshirë ekipin e TRT Arabisht që ishin duke ndjekur zhvillimet në rajon.

Disa gazetarë u plagosën në sulmin me zjarr tankesh.

Burimet shëndetësore në Spitalin e Dëshmorëve të Aksasë në Deir el-Belah njoftuan se kameramani Sami Shehade u plagos në këmbë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa korrespondenti i TRT Arabisht, Sami Berhum, u plagos lehtë në sulmin në fjalë.

Gjithashtu edhe gazetari Mohamed as-Savalihi u plagos nga dora e djathtë.

Zyra e Medias e qeverisë në Gaza më parë kishte njoftuar se në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës deri më tani kanë humbur jetën 140 gazetarë.

Dje, ushtria izraelite njoftoi se kishte nisur një “operacion të papritur ushtarak” në pjesën qendrore të Rripit të Gazës,. Shumë palestinezë u vranë dhe u plagosën në sulmet izraelite që synuan shtëpi, xhami dhe rrugë.

Related posts

Prigozhin mohon akuzat se Wagner ka tradhtuar forcat ruse

Muhamet Ramadani

550 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan, vendi përballet me mungesa ushqimore

admin

Erdogan bisedon me presidentin e Kurdistanit irakian mes tensioneve në rajon

admin