RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prindër dhe drejtues të shkollave kërkojnë direkt furnizim me libra

prinder-dhe-drejtues-te-shkollave-kerkojne-direkt-furnizim-me-libra

Prindër dhe drejtues të institucioneve arsimore, po ankohen së vitin e kaluar janë përballur me shumë probleme dhe jo të gjithë nxënësit në fillim të viti shkollor, kanë qene të pajisur me tekste shkollore. Ata po kërkojnë që të furnizohen drejtpërsëdrejti në shkolla, sikur në vitet paraprake.

Mënyra e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore për vitin e ri shkollor 2024/25 përmes subvencionimit të prindërve, po kritikohet nga prindër dhe drejtues të institucioneve të arsimit.

Disa prindër i thanë Radio Kosovës së vitin e kaluar janë përballur me shumë vështirësi. Sipas tyre, Ministria e Arsimit duhet të vazhdojë me shpërndarjen e teksteve në shkolla, pasi vitin e kaluar pajisja e fëmijëve me tekste shkollore ka qenë me shumë probleme.

“Më mirë është në shkollë, se tani po ka vonesa deri sa po i japin mjetet, me i ble tani prindërit, edhe po ka mungesa. Kështu që më mirë është në shkollë t’i keni librat, ashtu siç ka qenë përpara çdo vit. Shumë kemi pasur probleme derisa i kemi gjetur librat. Disa atje e disa tjera ne vend tjetër, plus deri sa t’i ekzekutojnë mjetet në të holla. Më mirë ka qenë furnizimi në vitet e kaluara”, shprehet një prindër.

Se shumë komuna janë përballur me këtë problem sa i përket furnizimit të nxënësve me tekste shkollore, e thonë edhe drejtorët e drejtorive të arsimit.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Klinës, Qemajl Sejdija, i tha Radio Kosovës se kjo komunë vitin e kaluar ka pasur shumë vështirësi, pasi në këtë komunë nuk ka pasur as Librari.

Ai tha së gati një muaj pas fillimit të vitit shkollor nxënësit nuk kanë arritur të pajisen me tekste shkollore.

“Ne kishim probleme si komunë, sepse nuk kishim as librari. E vendimi që ishte marrë në MASHT, të subvencionohen prindërit dhe jo të furnizohen si vitet e kaluara, direkt nga kompanitë që kanë qenë të përzgjedhura për tekste shkollore, me të vërtetë kemi pasur shumë probleme si komunë. Mund të them me përgjegjësi të plotë, se ka qenë diku rreth tre javë që nxënësit kanë pasur probleme rreth furnizimit me libra”, tha Sejdija.

Edhe njohës të fushës së arsimit, po vlerësojnë se përvoja nga viti i kaluar për subvencionimin e prindërve, nuk u tregua efikase dhe se është e rëndësishme që furnizimi i nxënësve me tekste shkollore të bëhet me kohë.

Related posts

Kongresisti amerikan pas takimit me Osmanin, përmend rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

rezart morina

Mandati i Stoltenberg përfundon më 1 tetor, ja kur NATO-ja do vendosë për emërimin e Rutte në krye të saj

admin

Dyshohet se pranonin ryshfet nga kandidatët për patentë shoferë, dy të arrestuar në Prishtinë

admin