RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prishet koalicioni PDK – LDK në Prishtinë

prishet-koalicioni-pdk-–-ldk-ne-prishtine

PDK dhe LDK kanë shkëputur koalicionin qeverisës në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës me anë të një postimi në Facebook.

“Sapo dërgova shkresën zyrtare tek Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre”, shkroi Ismaili.

Postimi i plotë i tij:

Pasi shfuqizuam vendimin për Badoc, shkëpusim koalicionin qeverisës në Prishtinë

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës sot, PDK mundësoi kuorumin dhe votoi pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc.

Sapo dërgova shkresën zyrtare tek Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre.

Për dy vjet shërbim, ekipi i PDK-së solli një dinamikë të re në Kryeqytet dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme në secilin dikaster. Nën udhëheqjen e shkëlqyer të Nënkryetares Sahatçiu, drejtoritë e udhëhequra nga PDK janë vlerësuar si drejtoritë me performancën më të mirë, brenda dhe jashtë. Gjallërinë, sinqeritetin, pozitivitetin dhe dinamikën që e kishim në fushatën tonë “Prishtina na Bashkon” e kemi përçuar edhe në qeverisjen e Kryeqytetit dhe qytetarët janë dëshmitarët më të mirë për këtë gjë.

Ne nuk do të jemi pjesë e një qeverisjeje që dëmton interesin publik, ku mungon komunikimi, ku puna e mirë nuk vlerësohet dhe meritokracia përbuzet. Duke mos dashur asnjëherë që Prishtina të bllokohet, jemi tërhequr nga të gjitha pozitiat për të hapur rrugë për krijimin e një shumice të re në Kryeqytet.

Related posts

OKB: Gati të hetojmë ngjarjen mbi vrasjen e të burgosurve ukrainas të luftës

admin

Rritet në 29.954 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rezart morina

Grupi Wagner planifikon të rekrutojë rreth 30,000 luftëtarë të rinj deri në maj

admin