RTV AHIRETI
KosovëLajme

Prishtina mbulohet me petkun e luleve të pranverës

prishtina-mbulohet-me-petkun-e-luleve-te-pranveres

Pamjet mahnitëse të krijuara nga lulëzimi i pemëve janë bërë sfond për fotografitë e kalimtarëve, të cilët po shijojnë gjallërinë që kjo periudhë i ka dhënë kryeqytetit

Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e stinës së pranverës, sheshet kryesore të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, kanë marrë një pamje tjetër pas lulëzimit të pemëve që zbukurojnë qendrën e qytetit.

Sheshet “Zahir Pajaziti”, “Skënderbeu”, “Nënë Tereza” janë mbushur me ngjyrat e ndryshme të luleve të para të pranverës, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë të cilët aktualisht shfrytëzojnë motin e mirë për shëtitje.

Pamjet mahnitëse të krijuara nga lulëzimi i pemëve janë bërë sfond për fotografitë e kalimtarëve, të cilët po shijojnë gjallërinë që kjo periudhë i ka dhënë kryeqytetit.

Përveç anës estetike, kjo atmosferë festive natyrore ka sjellë një frymë pozitive në jetën e përditshme të Prishtinës, duke shënuar zyrtarisht zgjimin e natyrës pas muajve të dimrit.

Related posts

Kap vlerën e gati 1 miliard dollarëve, Zelensky nënshkruan marrëveshje të sigurisë me Belgjikën

admin

Lufta hyn në vitin e katërt, Kievi: Nëse Moska respekton armëpushimin energjetik, edhe ne do ta bëjmë!

admin

Tronditëse në Itali/ Shpërbëhet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, 10 të arrestuar në Romë

admin