RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pritje deri në 40 minuta në tri vendkalime kufitare me Serbinë

pritje-deri-ne-40-minuta-ne-tri-vendkalime-kufitare-me-serbine

Në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, të dielën nuk janë regjistruar kolona dhe pritje të gjata të bashkatdhetarëve që po vijnë dhe po kthehen nga pushimet në Kosovë.

Në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të orës 21:40, bëhet e ditur se vetëm në tri vendkalime kufitare me Serbinë, ka pritje 30 deri në 40 minuta në hyrje dhe dalje nga Kosova.

Te Dheu i Bardhë, tashmë nuk ka pritje për të hyrë në Kosovë, kurse në dalje nga vendi ynë bashkatdhetarët po presin deri në 30 minuta.

Edhe në vendkalimin në Muçibabë, po pritet deri në 40 minuta për të hyrë në Serbi. Ndërsa, pritje për të hyrë në Kosovë ka vetëm në vendkalimin kufitar në Jarinjë, ku po pritet 35 minuta.

Ndërkohë në vendkalimet e tjera kufitare, pritjet janë deri në 15 minuta.

Related posts

Familja Kennedy përballet me një tjetër tragjedi, mbesa e ish-presidentit të SHBA diagnostikohet me leukemi të rrallë

admin

Analiza e VOA: Zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe vota e grave, çfarë tregojnë sondazhet për pjesëmarrjen e tyre

admin

Shpërthejnë protestat kundër qeverisë në Spanjë: Kryeministri është tradhtar!

admin