RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prizren, babai dyshohet se tentoi ta vras të bijën

prizren,-babai-dyshohet-se-tentoi-ta-vras-te-bijen

Një vajzë ka raportuar në polici mbrëmë se babai i tij e ka goditur me thikë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka bërë të ditur se shkaku i plagëve të marra viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që babai i saj është arrestuar.

I arrestuari, dyshohet se në momentin kur e ka plagosur të bijën ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Rasti ka ndodhur në Prizren, derisa Policia e Kosovës e ka cilësuar “Vrasje në tentativë”.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (babai i saj), nën ndikim të alkoolit e ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së

Related posts

Zjarr në një autoservis në Duhël të Suharekës, digjen disa vetura

admin

Specialja pranon edhe 84 viktima në rastin Thaçi dhe të tjerët

rezart morina

Kina u kërkon misioneve të huaja në Pekin “të mos përdorin muret e ambasadave për propagandë”

admin