RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina u kërkon misioneve të huaja në Pekin “të mos përdorin muret e ambasadave për propagandë”

kina-u-kerkon-misioneve-te-huaja-ne-pekin-“te-mos-perdorin-muret-e-ambasadave-per-propagande”

Kina u ka kërkuar misioneve të huaja në kryeqytetin Pekin që “të mos përdorin” muret e jashtme të ndërtesave për “propagandë politike”, transmeton Anadolu.

Duke cituar burime diplomatike të paidentifikuara, agjencia e lajmeve “Kyodo News” nga Japonia raportoi: “Njoftimi i Ministrisë së Jashtme kineze, i datës 10 maj, u kërkoi ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare që të mos përdorin muret e jashtme të ndërtesave të tyre për propagandë dhe të shmangin shkaktimin e konflikteve midis shteteve”.

Ai shtoi se shumë misione të huaja “kanë vendosur tabela ku paraqitet flamuri i Ukrainës dhe mesazhe në kinezisht dhe anglisht, si #StandWithUkraine (Qëndrojmë me Ukrainën), për të demonstruar solidaritetin e tyre me Kievin”.

Ukraina është sulmuar nga Rusia dhe lufta vazhdon për më shumë se një vit, duke rezultuar në vdekjen dhe zhvendosjen e qindra mijëra personave. Kina ka refuzuar të dënojë Moskën për luftën, por ka bërë thirrje për deeskalim, dialog dhe për zgjidhje politike.

“Ambasadat dhe organizatat ndërkombëtare janë të detyruara të ndjekin ligjet dhe rregulloret kineze”, thuhet në njoftimin kinez, sipas Kyodo-s, duke shtuar se Pekini ka thënë se “respekton imunitetin diplomatik sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.

Pekini ka dërguar ambasadorin e tij për çështjet Euroaziatike, Li Hui në Ukrainë, Poloni, Francë, Gjermani dhe Rusi “për t’u angazhuar me të gjitha palët për zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë”.

Related posts

Bie shkalla e papunësisë në Eurozonë dhe BE

rezart morina

Alarmi: Kina mund të spiunojë britanikët përmes mikroçipave në frigoriferë dhe madje edhe llamba

admin

Përpjekjet për armëpushim në Gaza, Egjipti dërgon në Izrael delegacionin për arritjen e marrëveshjes mes palëve

admin