Në Prizren, qytetin e dytë më të madh të Kosovës, strukturat kulturore dhe arkitekturore të mbetura nga periudha e Perandorisë Osmane janë ndër pikat e rëndësishme të destinacionit të vizitave të turistëve vendas dhe të huaj, shkruan Anadolu.
Qyteti i Prizrenit, brenda tij përfshin vepra që i përkasin periudhës osmane. Këto struktura të cilat kanë arritur të mbijetojnë deri në ditët e sotme, përbëjnë mjedise të rëndësishme për t’u vizituar si nga turistët vendas ashtu edhe nga ata të huaj.
– Xhamia 408 vjeçare Sinan Pasha
Xhamia e ndërtuar në vitin 1615 nga guvernatori osman për Bosnjën, Sinan Pasha ka një pamje dominuese në qytet me minaren e saj të hollë dhe të lartë dhe me kupolën e veshur me plumb.
E restauruar në vitin 2008 me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), xhamia përfaqëson qasjen arkitekturore osmane në Ballkan. Ura e Gurit e cila qëndron si një gjerdan mbi lumin Bistrica që njihet edhe si Lumbardhi që ndan qytetin në mes, është po ashtu një prej strukturave historike më të bukura të qytetit.
Ura e Gurit edhe pse u shemb në katastrofën e përmbytjeve në vitin 1979, ajo u rindërtua sërish në përputhje me stilin osman.
– Kalaja e Prizrenit, një nga pikat e frekuentuara të qytetit
Kalaja e Prizrenit, muret e të cilës datojnë që nga periudha romake dhe që u bë një kala e madhe me zgjerimin e zonës së saj në periudhën osmane, është një nga vendet e frekuentuara për turistët që vizitojnë qytetin.
Kalaja e cila të ofron mundësinë për të parë Prizrenin nga lart, tërheq vëmendjen me strukturën e saj madhështore. Ndërsa Hamami Gazi Mehmet Pashës i ndërtuar në periudhën e dominimit osman, konsiderohet si një prej hamameve më të mëdha të Ballkanit.
Hamami i cili ka mbërritur në ditët e sotme si një prej pasqyrimeve më të rralla të arkitekturës osmane, shërben në ditët e sotme si qendër kulturore. Teqja Halvetive e restauruar disa herë që nga viti 1713 kur u ndërtua, është një tjetër strukturë historike e qytetit që tërheq më shumë vizitorë.
Teqeja që reflekton traditat islame të Perandorisë Osmane, vazhdon aktivitetet e saj.