RTV AHIRETI
Shëndetësi

Probleme në shikim/ mjekët: 1 në 2 fëmijë është dëmtuar nga telefonat

probleme-ne-shikim/-mjeket:-1-ne-2-femije-eshte-demtuar-nga-telefonat

Me fillimin e regjistrimeve për në klasë të parë, fëmijët 6-vjeçarë duhet të bëjnë edhe një kontroll tek okulisti.

Mjekja okuliste Zana Zhuka thotë se gjatë kontrolleve të kryera gjatë verës një në dy fëmijë rezulton me probleme në shikim. Nga 15 vizita në ditë, 7 fëmijë marrin një diagnozë.

Përdorimi i telefonave, ipadit dhe qëndrimi me orë të zgjatura para duket se ka shkaktuar dëme serioze në shikimin e tyre ndërkohe që mjekja tregon moshën se kur sytë e fëmijës forcohen për t‘i përdorur ato.

Prindërit edhe pse janë ndërgjegjësuar për vizita të hershme të fëmijëve të tyre, duhet të bëjnë kujdes me kohën e qëndrimit të fëmijës para ekranit dhe duhet synojnë ushqimet e pasura me vitamina dhe lojën në ambientet e jashtme pasi ngjyrat në natyrë janë të shëndetshme për sytë.

Related posts

​Si ta rifitojmë gjumin e humbur

admin

Diabetikët nuk duhet t’i hedhin kurrë farat e shalqirit, ja si t’i përgatisin për të kuruar sëmundjen

admin

Një test një minutësh zbulon nëse jeni në rrezik të prediabetit

admin