Janë proceduar pagesat përmes të cilave do të mbështeten familjet të cilat janë prekur nga vërshimet gjatë vitit 2022 dhe 2023.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili thotë se gjithsej janë mbështetur 1 mijë e 905 familje, raporton teve1.info
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e komunave dhe komisionit përkatës për vlerësimin dhe verifikimin e dëmeve, tashmë janë procesuar pagesat në kuadër të mbështetjes për rimëkëmbje nga dëmet e vërshimeve në ekonomitë familjare, për vërshimet në 2022 dhe 2023. Sipas vendimit të qeverisë, dhe vlerësimit të komisioneve përkatëse, gjithsej janë mbështetur 1,905 familje, ku nga to për vërshimet e shtatorit 2022 janë 620 familje të mbështetura, kurse për vërshimet e janarit 2023 janë 1,285 familje të mbështetura”, ka shkruar ai në Facebook.
Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin, i cili iu mundëson ndihmë financiare familjeve të prekura nga vërshimet e shtatorit të vitit 2022 dhe të janarit të vitit 2023.
Vlera e buxhetit kap shifrën e 9 milionë eurove.