RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Prodhimi industrial në Gjermani shënoi rënie

prodhimi-industrial-ne-gjermani-shenoi-renie

Prodhimi industrial i Gjermanisë shënoi rënie me 1.6 për qind në bazë mujore në dhjetor 2023, më shpejt se parashikimi i tregut, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara të mërkurën, transmeton Anadolu.

Tregu vlerësoi një rënie më të butë prej 0.4 për qind në matjet e dhjetorit, pas një rënieje të rishikuar prej 0.2 për qind në nëntor.

Rënia vjen kryesisht nga rëniet e ndjeshme në industrinë kimike dhe atë të ndërtimit me 7.6 për qind, përkatësisht 3.4 për qind, sipas autoritetit statistikor të vendit Destatis.

Nga ana tjetër, prodhimi në sektorin e automjeteve regjistroi rritje të ndjeshme me 4 për qind në të njëjtën periudhë.

Në bazë vjetore, prodhimi industrial ishte më i ulët me 3 për qind në dhjetor. Në gjithë vitin 2023, prodhimi industrial i Gjermanisë u tkurr me 1.5 për qind krahasuar me një vit më parë me prodhim më të ulët të energjisë (15 për qind).

Related posts

Ukraina pretendon se 130.000 pjesëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur në luftë

Muhamet Ramadani

Shpërthimet vdekjeprurëse në Liban, mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së

admin

UNICEF: Miliona fëmijë sirianë jashtë shkollës, boshllëqet në financim kërcënojnë rimëkëmbjen

Kushtrim Guraj