RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Prodhuesi finlandez i letrës, Stora Enso, ndalon TikTok-un në telefonat e kompanisë

prodhuesi-finlandez-i-letres,-stora-enso,-ndalon-tiktok-un-ne-telefonat-e-kompanise

Prodhuesi finlandez i letrës dhe paketimit, Stora Enso, ka ndaluar punonjësit e tij të përdorin platformën e mediave sociale TikTok në telefonat e kompanisë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të medias finlandeze, YLE, arsyeja e ndalimit është bërë për sigurinë e kompanisë.

Drejtor i Komunikimit i kompanisë Stora Enso, Satu Harkonen, deklaroi se, “Ndalimi hyri në fuqi këtë verë dhe është për shkak të sigurisë”.

Gjithashtu kompania finlandeze, Kotkamills, e cila operon në sektorin e pyjeve, njoftoi se ndaloi përdorimin e TikTok në fillim të verës dhe njoftoi se platforma nuk lejohet të përdoret në pajisjet apo rrjetet e kompanisë.

Po ashtu kompania finlandeze e telekomunikacionit, Telia, e ndaloi TikTok-un në fillim të këtij viti.

Related posts

OBSH: Bullizmi kibernetik prek një në gjashtë nxënës shkolle

admin

“Evropa është një gjigant i fjetur!”- Starmer në Mynih: BE duhet të jetë gati të luftojë nëse është e nevojshme! Kemi kapacitete të jashtëzakonshme mbrojtëse

admin

Ligjvënësi amerikan i bën thirrje Trumpit të ndalojë planet izraelite për vendbanimet në Bregun Perëndimor

RTI