RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Prodhuesi gjerman i ar’mëve merr një porosi rekord prej 8.5 miliardë eurosh

prodhuesi-gjerman-i-ar’meve-merr-nje-porosi-rekord-prej-8.5-miliarde-eurosh

Përderisa lufta Rusi-Ukrainë inkurajon qeveritë në Evropë të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, prodhuesi gjerman i armëve “Rheinmetall” njoftoi se ka marrë porosinë më të madhe në historinë e kompanisë me vlerë 8.5 miliardë euro, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e “Rheinmetall” thuhet se kompania ka marrë nga ushtria gjermane një porosi për municion artilerie me vlerë 8.5 miliardë euro.

“Kontrata në fuqi është zgjeruar në masë të rëndësishme. Qëllimi kryesor i porosisë është të përditësojë stoqet që posedojnë Bundeswehr (ushtria gjermane) dhe aleatët e saj dhe të ofrojë mbështetje për Ukrainën në fushatën e saj të mbrojtjes”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa nuk u dhanë informacione se sa predha artilerie 155 milimetrash ishin porositur, u theksua se dërgimi është planifikuar të fillojë vitin e ardhshëm. Sipas prezantimit të investitorëve të “Rheinmetall”, në vitet e ardhshme synohet rritje më e madhe për shkak të luftës në Evropë dhe rritjes së buxheteve të mbrojtjes në vendet perëndimore.

Pritet që shitjet e prodhuesit gjerman të armëve të rriten mesatarisht me një të pestën në vit deri në vitin 2026.

Në vitin 2026 synohen të ardhura nga shitjet nga 13 miliardë deri në 14 miliardë euro dhe fitimi i aktiviteteve mbi 15 për qind. “Rheinmetall” parashikon të ardhura prej 7.4 deri në 7.6 miliardë euro për këtë vit.

Kompania, e cila siguron armë për Izraelin, prodhon tanke, armë kundërajrore, municione ushtarake dhe automjete. Kompania po ndërton objekte të reja prodhimi për të arritur kërkesën në rritje të Ukrainës për armë dhe municione.

Related posts

Kompleksi u shemb nga tërmeti, arrestohet ndërtuesi turk, teksa largohej jashtë shtetit

admin

Drejtoria e “Elena Gjikës” pranon gabimin për dokumentin “Prindi 1 – 2”

RTI

Rusia mohon përfshirjen në grushtshtetin në Gjermani

admin