RTV AHIRETI
Lajme

Projektligji për KPM-në, AGK: Qortimi nga KiE rezultat i tendencës së Qeverisë për të kontrolluar mediat

projektligji-per-kpm-ne,-agk:-qortimi-nga-kie-rezultat-i-tendences-se-qeverise-per-te-kontrolluar-mediat

Asociacioni i gazetarëve të Kosovës i ka kërkuar Kuvendi të Kosovës të përmirësojë projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) pas qortimit të ashpër nga ana e Këshilli të Evropës.

Sipas AGK-së, qortimi është rezultat i tendencës së Qeverisë për të kontrolluar mediat.

“Ne shprehim keqardhjen tonë për qortimin që i është bërë shtetit të Kosovës nga ana e Këshillit të Evropës, institucion ky në të cilin Kosova synon të anëtarësohet. Qortimi është rezultat i tendencës së qeverisë dhe shumicës parlamentare për të kontrolluar mediat dhe rregullatorin e mediave (KPM) përmes këtij projektligji dhe refuzimit të qëllimshëm të Zyrës së Kryeministrit për të përfshirë industrinë e medias dhe shoqërinë civile në fazat e hershme të nismës legjislative”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

“Rikujtojmë Qeverinë dhe Parlamentin që Kosova ka shënuar rënie alarmante në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij për 19 rënie, dhe se nisma për të ndryshuar Projektligjin e KPM-së ka kontribuar në këtë rënie”, thuhet më tutje.

Këshilli i Europës ka përgatitur një opinion ligjor për projektligjin për KPM-në dhe ka konfirmuar që disa aspekte të projektligjit nuk janë në përputhje me standardet më të mira evropiane. Opinioni ligjor që mban datë 24 maj 2024 dhe është përgatitur për nevoja të Komisionit për Media të Kuvendit të Kosovës dhe konfirmon në tërësi shqetësimet e AGK-së të ngritura publikisht.

The post Projektligji për KPM-në, AGK: Qortimi nga KiE rezultat i tendencës së Qeverisë për të kontrolluar mediat first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Murati: Rritja ekonomike 5.62% demanton zërat që heqjen e vizave e lidhnin me skenare apokaliptike

admin

Vala e të ftohtit në Afganistan vret mbi çerek milioni krerë bagëtish

RTI

Mbi 4 mijë shoferëve në Kosovë u ndalohet drejtimi i automjeteve

rezart morina