RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Prokurorët zviceranë konfirmojnë kallëzimin penal të paraqitur kundër presidentit izraelit gjatë vizitës në Davos

prokuroret-zvicerane-konfirmojne-kallezimin-penal-te-paraqitur-kunder-presidentit-izraelit-gjate-vizites-ne-davos

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës konfirmoi se kallëzime penale janë paraqitur kundër presidentit izraelit Isaac Herzog gjatë vizitës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, raporton Anadolu.

“Akuzat penale tani janë duke u shqyrtuar sipas procedurës së zakonshme”, tha zyra në një deklaratë për Anadolu.

Në deklaratë shtohet se zyra e prokurorit është në kontakt me Departamentin Federal të Punëve të Jashtme për të shqyrtuar çështjen e imunitetit të personit në fjalë.

Megjithatë, zyra nuk ka dhënë detaje në lidhje me ankesat dhe kush i ka paraqitur ato.

Ankesat erdhën në një kohë kur Izraeli po përballet me akuzat për gjenocid të dorëzuara në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nga Afrika e Jugut për shkak të veprimeve në Gaza, të cilat janë përshkruar vazhdimisht si “shkelje e ligjeve ndërkombëtare nga OKB”.

Tel Avivi, megjithatë, mohon akuzat për gjenocid duke pretenduar se po përpiqet vetëm të mbrojë popullin e vet.

Related posts

OBI dënon sulmet e Izraelit ndaj qytetit Rafah

admin

Pas sulmit amerikan, vritet lideri i Al-Kaedës në Afganistan, Al-Zawahiri

admin

“Nuk është turp të valëvitësh flamurin e bardhë”- Vatikani reagon pas kritikave që iu bënë Papës: Kushti i parë për paqe në Ukrainë është që Rusia ta ndalë agresionin

admin