RTV AHIRETI
Lajme

Prokurori amerikan: Nuk do të lejoj që Departamenti i Drejtësisë të përdoret si armë politike

prokurori-amerikan:-nuk-do-te-lejoj-qe-departamenti-i-drejtesise-te-perdoret-si-arme-politike

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland, tha të enjten se nuk do të lejojë që Departamenti i Drejtësisë “të përdoret si një armë politike”, ndërsa denoncoi “teoritë konspirative” dhe “gënjeshtrat e rrezikshme” që vënë në objektiv organet federale të zbatimit të ligjit.

Gjatë një takimi në Uashington me prokurorët amerikanë dhe pjesëtarë të tjerë të Departamentit të Drejtësisë, Garland mbrojti me forcë integritetin dhe paanshmërinë e departamentit përballë pretendimeve të republikanëve për politizimin e drejtësisë.

Garland tha se normat që mbrojnë departamentin nga ndërhyrja politike tani kanë më shumë rëndësi se kurrë.

“Normat tona janë një premtim se nuk do të lejojmë që ky dikaster të përdoret si armë politike. Normat tona janë një premtim se nuk do të lejojmë që ky vend të bëhet një shtet ku drejtësia të trajtohet si një degë e politikës”, tha Garland gjatë takimit në sallën e mbledhjeve të Departamentit të Drejtësisë.

Komentet e tij vijnë mes një morie akuzash nga republikanët, të cilët pretendojnë se Departamenti i Drejtësisë po përdoret politikisht kundër ish presidentit, Donald Trump.

Ndaj republikanit Trump janë ngritur dy akuza të veçanta nga prokurori i posaçëm Jack Smith, të cilin Garland e solli nga jashtë Departamentit të Drejtësisë për drejtuar hetimet, raporton VOA.

The post Prokurori amerikan: Nuk do të lejoj që Departamenti i Drejtësisë të përdoret si armë politike first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

“Të vazhdojmë presionin ndaj Rusisë”- Mesazhi i Zelenskyt: Putin duhet ta kuptojë se kjo luftë nuk i sjell asgjë

admin

Nagavci: Viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, detajet për shpërndarjen e teksteve në fund të javës

rezart morina

Epidemia e poliomielitit u shpall në Gaza

admin