RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nagavci: Viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, detajet për shpërndarjen e teksteve në fund të javës

nagavci:-viti-i-ri-shkollor-fillon-me-1-shtator,-detajet-per-shperndarjen-e-teksteve-ne-fund-te-javes

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci kakonfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator dhe risi është se do të ketë edhe pushimi vjeshtor.

Sa i përket reagimit të Asociacionit të Komunave për vonesat në shpërndarjen e teksteve shkollore, ministria tha se në fund të kësaj jave do të bëhen të ditura të gjitha detajet për këtë proces.

“Kemi finalizuar kalendarin vitit ri shkollor 2023/24. Sipas udhëzimit administrative, viti ri shkollor fillon më 1 shtator. Risi është se do të kemi edhe pushimi vjeshtor, në mënyrë që të kemi balancim mes ngarkesës së fëmijëve gjatë gjithë vitit të ri shkollo. Sa i përket teksteve shkollore unë e kam parë reagimin e Asociacionet të komunave është një proces që përballemi me shumë sfida. Ne fund të kësaj jave do të njoftoj më hollësisht për gjithë procesin edhe ndryshimit që po planifikojmë për tekstet mësimore. Që nga marrja e mandatit jemi angazhuar që të kemi cilësi në tekste mësimore”.

Ajo tha se më sa është njoftuar nga ekipi që negocion për kontratat për blerjen e teksteve, ka tekste shkollore që janë përcaktuar me shuma të mëdha, me 13,14, 15 euro.

“Janë një varg veprimesh në mënyrë që të sigurohemi se tekste që mësojnë fëmijët tanë të jenë sa më shumë cilësore. Në këtë linjë shpresoj që të arrijmë që më kohë të furnizojmë me tekste mësimore. Me sa jam njoftuar nga ekipi që negocion për kontratat për blerjen e teksteve, ka tekste shkollore që janë përcaktuar me shuma të mëdha, me 13,14, 15 euro”, tha ajo.

Në konferencën e thirrur për media, Nagavci po ashtu tha se tashmë kanë ndarë mjetet për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit në Luginë.

Po ashtu, ajo foli edhe për ndërtimin e disa çerdheve.

“Ndërtimi i çerdheve ka qenë një nga premtimet tona, në kuadër të kësaj ne kemi nënshkruar javën e kaluar edhe kontratën për ndërtimin e një çerdhe në Fushë Kosovë, presim që gjatë javës së ardhshme të fillojë ndërtimi i saj, dhe jemi në proces edhe për ndërtimin e çerdheve në Batllavë dhe Shtime”, pohoi ministrja.

Related posts

NATO shpreh dëshirën për marrëdhënie më të mira me Serbinë

rezart morina

Kryediplomati turk i kërkon homologut britanik të ulë tensionet në Gjirin e Adenit

rezart morina

Ministri i Jashtëm palestinez: Vendet evropiane duhet ta njohin shtetin e Palestinës për t’i dhënë fund konfliktit

admin