RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria: 12 stacione të policisë serbe u sulmuan përnjëherë, u organizua nga Selimi – armët siguruan Thaçi e Veseli

prokuroria:-12-stacione-te-policise-serbe-u-sulmuan-pernjehere,-u-organizua-nga-selimi-–-armet-siguruan-thaci-e-veseli

Nga Prokuroria e Speciales sot në nisjen e gjyqit kanë përshkruar komunikatat e UÇK-së.
Ata kanë treguar se si Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Hashim Thaçi kishin sulmuar 12 stacione të Policisë serbe njëherazi, shkruan lajmi.net.

“Përmes Adem Jasharit, UÇK filloi të sulmojë forcat serbe. UÇK e ka zanafillën gjatë viteve 90-ta. Xhavit Haliti duke kujtuar një bisedë në 1993 me Azem Sylën thotë se ne u pajtuam që gjithçka të funksionojë sipas një hierarkie. Që nga fillimi hierarkia ishte e rëndësishme. Hierarkia ndalonte të infiltruarit”, tha Prokuroria.

“Në dispozitivin numër 3 Kadri Veseli përgjigjet se nuk kishim detyra të veçanta, mirëpo bënim çfarë mundnim. Thaçi, Veseli dhe Selimi ishin ndër themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm. Selimi e përshkruan krijimin e Shtabit të Përgjithshëm”, tha tutje ai.

“Provat treguan se në 1997. Në vitin 1997 UÇK sulmoi 12 stacione të policisë me granatahedhës. Provat tregojnë se sulmi u organizua nga Rexhep Selimi teksa u ndihmuan nga Thaçi dhe Veseli për të siguruar armët”, tha tutje Prokurori.

Related posts

Mbi 300 punëtorë largohen vullnetarisht nga Telekomi

admin

Vritet një person në Kijevë të Malishevës

admin

Soros ia kalon perandorinë 25 miliardë dollarë të birit

admin