RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria autorizon Policinë për verifikim të mospërputhjeve në rinumërimin e votave në Drenas

prokuroria-autorizon-policine-per-verifikim-te-mosperputhjeve-ne-rinumerimin-e-votave-ne-drenas

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave dhe evidentimin e shkeljeve të mundshme në procesin e rinumërimit të votave në komunën e Drenasit, pas vërejtjes së mospërputhjeve në rezultatet e kandidatëve për deputet.

Sipas njoftimit zyrtar, Departamenti i Krimeve të Rënda i kësaj prokurorie, duke përcjellë në vazhdimësi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025, ka konstatuar mospërputhje pas përfundimit të rinumërimit në Drenas.

Në këtë kontekst, prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës me qëllim grumbullimin e informatave, evidentimin e shkeljeve të mundshme nga personat përgjegjës dhe sigurimin e provave përkatëse.

Prokuroria bën të ditur se procesi i rinumërimit po përcillet nga afër edhe në komunat tjera që bien në kompetencën e saj. Pas përfundimit të këtij procesi, do të analizohen të gjitha rrethanat dhe do të shqyrtohet mundësia e lëshimit të autorizimeve shtesë për grumbullimin e informatave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative, veçanërisht në rastet që lidhen me mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve të shprehur përmes votës së lirë.

Related posts

Shqipëri, mbahet protestë antiqeveritare

RTI

Ukraina trefishon sulmet me dronë ndaj Rusisë, Zelensky urdhëron 1,000 sulme me dronë në ditë

admin

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon udhëheqësit iranianë

Hevzi