RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria e Policia përfundojnë aksionin, arrestohen pesë persona për mashtrim

prokuroria-e-policia-perfundojne-aksionin,-arrestohen-pese-persona-per-mashtrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka përfunduar aksioni i cili ka filluar në mëngjes të ditës së sotme, në koordinim me Policinë e Kosovës.

Në kuadër të këtij aksioni, Prokuroria bën të ditur se janë kryer bastisje në pesë lokacione, ku janë arrestuar pesë persona të dyshuar dhe se të njëjtit janë dërguar në mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.

“Personat me inicialet: B.Sh., B.H., V.C., B.B. dhe L.B., dyshohen se nga muaji janar-prill 2024, në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete i kanë vënë në lajthim palët e dëmtuara, kinse do t’iu shesin bitcoina, duke i nxitur kështu të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe me këto veprime kanë arritur të përfitojnë shuma të konsiderueshme të parave. Në këtë çështje penale janë në kërkim edhe dy (2) persona të tjerë të dyshuar, të cilët nuk janë gjetur në objektet përkatëse. Nga bastisjet e realizuara janë sekuestruar fatura e prova të tjera, të cilat do të shërbejnë në procedurën penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Related posts

Mehaj takon shefin e kompanisë që prodhon dronët Bayraktar

rezart morina

Policia në Shkup gjoba për 56 drejtues të motoçikletave

RTI

Javën e ardhshme temperaturat deri në 37 gradë celsius

admin