RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria interviston Bislimin dhe Muratin për përleshjen në Parlament

prokuroria-interviston-bislimin-dhe-muratin-per-perleshjen-ne-parlament

Me ftesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë intervistuar dy anëtarë kabinetit qeveritar pas përleshjes fizike që ka ndodhur të enjten në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë.

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi” brenda prokurorisë, deri më tani janë dëgjuar zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Mirëpo, sipas këtij burimi, procedurat hetimore janë duke vazhduar si dhe pritet që të intervistohen edhe persona të tjerë, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë ditës së djeshme, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka shkruar në Facebook se ka marrë ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë si i dyshuar për ‘sulm’.

Ndryshe, dje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se lidhur me rastin e ndodhur në Kuvend ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore.

Related posts

Biden mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por thotë se së pari duhet të përfundojë lufta

admin

Kryediplomati britanik: Të tmerrshme sulmet e ekstremistëve izraelitë ndaj autokolonave me ndihma për në Gaza

Muhamet Ramadani

Atentati ndaj Trump/ Kryeministri i Britanisë së Madhe telefonon ish-presidentin e SHBA dhe dënon aktet e dhunës

admin