RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria jep detaje për vrasjen e trefishtë brenda familjes në Rufc të Lipjanit

prokuroria-jep-detaje-per-vrasjen-e-trefishte-brenda-familjes-ne-rufc-te-lipjanit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se vrasja e trefishtë në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur brenda familjes.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti.

“Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”.

“Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, dyshimet çojnë drejt vrasjes së dy viktimave nga arma e zjarrit, si dhe një vetëvrasjeje (brenda familjes)”, ka thënë Ulaj.

Siç ka bërë të ditur ajo, trupat e pajetë me urdhër të Prokurores së Shtetit, do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, derisa “veprimet hetimore do të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit në plotëni”.

Sipas burimeve të Telegrafit, babai dyshohet se ka vrarë gruan dhe djalin e tij, dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

Related posts

Vazhdon beteja me zjarret në Spanjë

admin

Numri i të vdekurve në Turqi kalon 22,000

Muhamet Ramadani

Aeroplanmbajtësja amerikane Eisenhower kalon ngushticën e Hormuzit, hyn në ujërat e Gjirit Persik

admin