Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për “mashtrim” me Bitcoina.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësja e Prokurorisë Themelorë në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Përveç pesë personave të arrestuar, janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë.
Aksioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme pesë lokacione në Prishtinë, Kamenicë dhe Viti.
“B.Sh., B.H., V.C., B.B. dhe L.B., dyshohen se nga muaji janar-prill 2024, në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete i kanë vënë në lajthim palët e dëmtuara, kinse do t’iu shesin bitcoina, duke i nxitur kështu të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe me këto veprime kanë arritur të përfitojnë shuma të konsiderueshme të parave. Në këtë çështje penale janë në kërkim edhe dy persona të tjerë të dyshuar, të cilët nuk janë gjetur në objektet përkatëse”, ka thënë Prokuroria./