RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Prokuroria kërkon që Salih Mustafa të dënohet me 35 vjet burgim

​prokuroria-kerkon-qe-salih-mustafa-te-denohet-me-35-vjet-burgim

Prokuroria ka kërkuar që Salih Mustafës t’i shqiptohet një dënim i vetëm prej 35 vjet burgim.

Në deklaratën përmbyllëse, ZPS kërkon nga trupi gjykues të vendosë cenimet e mëposhtme ndaj të akuzuarit: pika e parë ndalimi arbitrar me 10 vjet burgim, pika e dytë, trajtim mizor me 20 burg, pika e tretë torturë me 25 burgim, pika katër vrasje 33 vjet burgim.

“Rregulli 163 (4) kërkon nga peneli të jep dënim të vetëm që të pasqyrojë tërësinë e sjelljes kriminale të të akuzuarit, sigurisht varet nga veprat penale që të dënojë të akuzuarin sipas dënimeve që parashikohen për pikat një deri në katër të marrë së bashku apo me një dënim më të lartë burgimi sesa ai që paraqitet në lidhje me çdo pikë të veçantë. ZPS kërkon që t’i jepet të akuzuarit një dënim i vetëm prej 35 vjet burg”, ka thënë prokurori.

Related posts

Ka munguar prej kohësh, Iraku do të dërgojë 10 milionë litra karburant në Gaza

admin

Polonia pranon se ka “konflikt” me Ukrainën për eksportet e drithërave që rrjedhin në tregjet e saj

admin

Osmani flet për urën e Ibrit: S’kemi arsye për të pasur konflikte me aleatët tanë

admin