RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridona Ademajt

prokuroria-konfirmon-arrestimin-e-te-dyshuarit-te-katert-per-vrasjen-e-liridona-ademajt

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar ndalimin e personit të katërt, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt.

Në një përgjigje për Teve1.info, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj bëri të ditur se i njëjti dyshohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

“Iu konfirmojmë se me urdhër të prokurorit të rastit, është ndaluar i dyshuari i katërt në rastin e vrasjes së rëndë, për shkak të veprës penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’”, theksoi ajo.

Liridona Ademaj u vra natën e 29 nëntorit, kurse bashkëshorti i saj, Naim Murseli dyshohet se e ka organizuar vrasjen bashkë me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

Të njëjtëve, Gjykata Themelore në Prishtinë u ka vendosur nga një muaj paraburgim.

Related posts

Kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës, flasin pas certifikimit të rezultateve

admin

Turqi, fillon votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

admin

BE diskuton për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme

admin