RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokurorja Laura Pula: Në terren janë prokurorët për të garantuar një ditë votimi të qetë

prokurorja-laura-pula:-ne-terren-jane-prokuroret-per-te-garantuar-nje-dite-votimi-te-qete

Prokurorja Laura Pula tha për Klan Kosova se për ditën e zgjedhjeve janë angazhuar mjaftueshëm prokurorë dhe staf, të cilët tashmë ndodhen në terren.

Ajo nënvizoi se vota nuk ka arsye për ta ekspozuar.

“Si edhe çdo herë, kemi angazhuar mjaftueshëm prokurorë dhe staf, që tashmë janë në terren, të ndarë në prokuroritë respektive, dhe do të kujdesen për procesin. Uroj që të jetë një ditë e mbarë dhe të keni sa më pak probleme. Për ata që tentojnë të manipulojnë, ne jemi këtu për të vepruar”, tha Pula.

Ajo theksoi se prezenca e prokurorëve në terren është pjesë e përkushtimit për të garantuar një proces votimi të qetë, të rregullt dhe transparent.

Related posts

Lirohet nga paraburgimi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani

admin

Komuna bleu veturë 36 mijë euro për nevojat e kabinetit të Ramës, opozita me kritika

Muhamet Ramadani

Zjarret masive/ Nga Franca, Italia, Turqia e Serbia, shtetet ‘mobilizohen’ në mbështetje të Greqisë për shuarjen e flakëve

admin