Mersin Katuçi, pronari i të ashtuquajturës “Shtëpia e Verdhë”, ka thënë se ish-senatori Dick Marty e antropologu Pablo Baraybar kanë dashur që të zhvarrosin eshtrat në Zonën e Gurit dhe pastaj për të thënë se ja çfarë ka bërë Thaçi e Haradinaj.
Katuçi për Tëvë1, tha se Prokuroria dhe një inspektor në atë kohë nuk i kanë lënë Dick Martyn dhe Pablo Baraybar që të zhvarrosin eshtrat.
Ai thotë se familjes së tij i është bërë kontrolli në mënyrën më të turpshme.
“Dick Marty këtu ka kërkuar që të shikoj vendin. Gjatë kontrollit që i është bërë familjes time në mënyrën më të turpshme, Pablo Baraibar bashkë mund të ketë qenë edhe Lulzim Basha, hetuesi i UNMIK-ut…. Për të mbuluar tymin, hajdutërinë dhe poshtërsinë që i bën shtetit shqiptar dhe luftës së Kosovës, ato që ne nuk i njohim fare se nuk na lejonte Policia dhe Prokuroria për t’iu afruar. Familja ime ka ndejë diku jashtë”.
“Ka nisur të zhvarrosin varrezat e fshatit këtu buzë rrugës. Prokuroria dhe një inspektor zone në atë kohë nuk i kanë lënë këta persona që t’i zhvarrosin këto, ata donin t’;i merrnin eshtrat e të vdekurve këtu dhe për të thënë se ja çfarë kanë bërë Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e kush ka qenë. Këtë kanë dashur që ta bëjnë nën hije më të paturpshme”, ka deklaruar Katuçi. /teve1.info/