Protestat e dhunshme kanë shpërthyer në qytetin e dytë më të madh të Greqisë për vrasjen nga policia të një adoleshenti rom, pasi ai dyshohet se mbushi automjetin e tij në një pikë karburanti dhe u largua pa paguar.
16-vjeçari po trajtohej në spitalin e Selanikut ku ndodhej në gjendje kritike për jetën. Oficeri që dyshohet se e qëlloi në kokë u arrestua dhe u pezullua nga detyra, tha policia në qytetin verior.
Rreth 1,500 njerëz morën pjesë në një marsh proteste të organizuar nga grupet e majta dhe anarkiste në qendër të Selanikut të hënën mbrëma. Marshimi përfundoi pa asnjë të arrestuar apo të lënduar.
Para asaj proteste, rreth njëqind burra romë ngritën barrikada duke bllokuar një rrugë kryesore jashtë spitalit ku po trajtohej djali dhe i vunë zjarrin kazanëve. Anëtarët e komunitetit rom në Greqi dhe aktivistët e të drejtave të njeriut akuzojnë shpesh autoritetet greke për diskriminim të romëve.