RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qyteti i Strasburgut do të padisë shtetin francez për problemin e strehimoreve

qyteti-i-strasburgut-do-te-padise-shtetin-francez-per-problemin-e-strehimoreve

Qyteti i Strasburgut në Francën veriperëndimore do të padisë qeverinë në Paris për dështimin e saj për t’u marrë me nevojat e strehimit të të pastrehëve dhe emigrantëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raporton e përditshmja franceze ‘Le Figaro’, kryetarja e bashkisë së Strasburgut, Jeanne Barseghian, në një konferencë për media tha se burimet komunale për garantimin e një strehimi të tillë janë të kufizuara.

“Strehimi është çështje e shtetit, ka pamjaftueshmëri. Vendosa që qyteti i Strasburgut të padisë shtetin për dëmshpërblim për këtë dështim”, tha Barseghian.

Ajo nuk dha ndonjë datë se kur do të paraqesë padi, por u kërkoi zyrtarëve të zgjedhur dhe grupeve qytetare të mbështesin këtë nismë.

Strasburgu me rreth 280 mijë banorë shtrihet pranë kufirit gjerman dhe është selia zyrtare e Parlamentit Evropian.

“Macron nuk e mbajti fjalën”

Më tej, Barseghian theksoi se Franca po përballet me një krizë humanitare më të madhe se kurrë më parë. Ajo tha se në të gjitha qytetet më të mëdha të Francës, qindra njerëz, përfshirë të sëmurë dhe fëmijë, janë në rrugë në mot të ftohtë dhe pa të drejta apo qasje në kujdestari.

Siç theksoi ajo, një nga premtimet e para të presidentit francez, Emmanuel Macron, në fushatën e tij zgjedhore të vitit 2017 ishte që mos linte askënd në rrugë.

“Mjafton të thuhet se pesë vjet e gjysmë më vonë, padyshim, ky premtim absolutisht nuk është mbajtur”, tha Barseghian.

Related posts

Mbi 2 milionë muslimanë kryen Haxhin këtë vit

RTI

Turqia dhe Greqia ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve në Detin Egje

rezart morina

Malajzia dënon fuqishëm sulmin e kolonëve ndaj xhamisë Al Aksa

rezart morina