RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protestat në Iran: Mbi 4.000 të vdekur dhe mijëra të arrestuar

protestat-ne-iran:-mbi-4.000-te-vdekur-dhe-mijera-te-arrestuar

Agjencia e Lajmeve e Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA, tha të hënën se numri i viktimave nga protestat në Iran është rritur në 4.029, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të mbledhura nga organizata, thuhet se që nga dita e 23-të e protestave mbarëkombëtare në vend janë arrestuar gjithsej 26.015 persona.

Sipas raportit, gjatë protestave të paktën 5.811 persona kanë pësuar lëndime të rënda.

Irani është tronditur nga valët e protestave që nga muaji i kaluar, të cilat filluan më 28 dhjetor në Pazarin e Madh të Teheranit, për shkak të zhvlerësimit të ndjeshëm të rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike. Demonstratat më vonë u përhapën në disa qytete të tjera.

Zyrtarët iranianë kanë akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për mbështetjen e atyre që i përshkruajnë si “trazira të armatosura”, të cilët kanë kryer disa sulme në vende publike në të gjithë vendin.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi vazhdimisht se do të “godiste fort” nëse protestuesit vriteshin, por më vonë e përgëzoi Teheranin për anulimin e qindra ekzekutimeve të planifikuara, të cilat thuhet se ka bërë.

Related posts

Omer Bartov kritikon mediat për shmangien e përdorimit të termit “gjenocid” për Gazën

Muhamet Ramadani

Zyrtari i NATO-s në Beograd: Fushata ajrore e vitit 1999 krijoi kornizë të re të sigurisë së përhershme në Kosovë

admin

Koreja e Jugut do të investojë 218 milionë dollarë për raketat që vendosin në objektiv bunkerët nëntokësorë

admin