Forcat e rendit njoftuan përmes X se kishin arrestuar 32 persona për “dhunë, shkatërrim, sulm dhe nxitje” në një kampus universitar dhe në një rrugë në qendër të kryeqytetit holandez.
Të mërkurën shpërthyen incidente mes policëve dhe studentëve të Universitetit të Amsterdamit (UVA), të cilët po demonstronin në favor të palestinezëve, në sfondin e mobilizimeve për Gazën, të cilat, pas SHBA-së, tani po marrin përmasa më të mëdha në Europë gjithashtu.
Studentët kanë protestuar që nga e hëna, duke kërkuar që institucioni të ndërpresë të gjitha lidhjet me Izraelin për shkak të operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.
Studentët bllokuan rrugën kryesore të kryeqytetit, duke pasuar një raund i ri incidentesh të dhunshme. /abcnews
BREAKING:
Dutch riot police storming the anti-Israel students and activists in the “Liberated Zone” at the University of Amsterdam.
Students complain about “police brutality” as the both batons and shields are used by the police to disperse the mob
— Visegrád 24 (@visegrad24) May 8, 2024