RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përfaqësuesit e OKB-së vizitojnë zonat e prekura nga tërmeti në Afganistan

perfaqesuesit-e-okb-se-vizitojne-zonat-e-prekura-nga-termeti-ne-afganistan

Përfaqësuesit e OKB-së për Afganistanin kanë vizituar juglindjen e vendit për të diskutuar “dërgimin e shpejtë të ndihmës humanitare” në rajonin ku qindra njerëz u vranë nga një tërmet të fuqishëm muajin e kaluar.

Markus Potzel dhe Ramiz Alakbarov, zëvendës përfaqësues të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Afganistanin u takuan me Sirajuddin Haqqani, ushtruesin e detyrës së ministrit të brendshëm të qeverisë së udhëhequr nga talebanët dhe liderët lokalë në provincën Khost më 22 korrik, njoftuan mediat afgane.

Në një mbledhje ku morën pjesë edhe familje të prekura nga tërmeti, zyrtarët e OKB-së u zotuan të përshpejtojnë shpërndarjen e ndihmës për viktimat.

Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan tha në Twitter se një ekip i OKB-së “është në terren duke ofruar gjëra themelore shumë të nevojshme, duke përfshirë ushqimin, ujin, kujdesin mjekësor dhe strehimore të përkohshme, për komunitetet dhe familjet e prekura”.

Tërmeti me magnitudë 5.9 goditi më 22 qershor fshatrat në provincat Paktika dhe Khost, duke rrafshuar shtëpitë dhe duke shkaktuar rrëshqitje dheu.

Të paktën 1.150 njerëz u vranë nga tërmeti dhe qindra të tjerë u plagosën. Dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë. /rel

Related posts

Francë, evakuohen mijëra njerëz nga zjarri që ka djegur 4.600 hektarë në jug të vendit

Hevzi

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bllokon Kuvendin, kërkohet rritje e pagave

admin

Panik në qiell të hapur, avioni bën ulje emergjente në Gjermani pasi një pasagjer vdes në bord

admin