RTV AHIRETI
Lajme

Protestë me molotov para Bashkisë së Tiranës, opozita kërkon me ngulm dorëheqjen e Erion Veliajt

proteste-me-molotov-para-bashkise-se-tiranes,-opozita-kerkon-me-ngulm-doreheqjen-e-erion-veliajt

Përfaqësues të opozitës në Shqipëri kanë përshkallëzuar protestën sot kundër kryebashkiakut Erion Veliaj duke përdorur edhe njëherë molotov.

Kjo është protesta e nëntë e opozitës me në krye grupimin e Sali Berishës dhe Partinë e Lirisë.

Dhjetëra shishe të mbushur me lëndë djegëse janë hedhur, këtë të martë, në drejtim të godinës së Bashkisë, duke vënë në vështirësi punonjësit e policisë dhe ata zjarrfikës.

Situata u menaxhua pas disa minutash, teksa kishte dhe protestues që hodhën sende të forta, vezë e mollë drejt Bashkisë.

Edhe këtë herë policia kishte marrë masa shumë të forta dhe kërkoi herë pas herë nga të pranishmit që të vetëpërmbahen.

Prej disa javësh, tashmë Aleanca për Teatrin, Rithemelimi dhe Partia e Lirisë mblidhen përpara bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Erion Veliaj.

The post Protestë me molotov para Bashkisë së Tiranës, opozita kërkon me ngulm dorëheqjen e Erion Veliajt first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Microsoft gjobitet 20 milionë dollarë për shkelje të ligjit për fëmijët

rezart morina

Rreth 600 mësimdhënës e mbi 200 nxënës u larguan nga vendi pas liberalizimit të vizave

rezart morina

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

rezart morina