RTV AHIRETI
Uncategorized

Protestë në Prishtinë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

proteste-ne-prishtine-ne-mbeshtetje-te-studenteve-shqiptare-ne-maqedonine-e-veriut

Në Prishtinë është paralajmëruar një protestë paqësore në përkrahje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, e cila do të mbahet nesër para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut.

Organizatorët e protestës, Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë, kanë bërë të ditur se tubimi synon të shprehë kundërshtimin ndaj, siç e quajnë ata, kufizimeve në përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe pritet të fillojë në orën 14:00, me pjesëmarrjen e studentëve dhe qytetarëve të tjerë që mbështesin këtë kauzë.

Organizatorët theksojnë se qëllimi i protestës është mbrojtja e të drejtave gjuhësore dhe barazia e studentëve shqiptarë në proceset arsimore dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut.





Related posts

SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika

Kushtrim Guraj

Treni godet një këmbësor në Dobroshec

Kushtrim Guraj

Kurti takon Mickoskin në New York, flasin për tunelin Prizren-Tetovë dhe energjinë –

Kushtrim Guraj