RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë ngritje të pagave

protestojne-punetoret-e-kek-ut,-kerkojne-ngritje-te-pagave

Të pakënaqur me kushtet e punës, punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), po protestojnë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, me kërkesën për ngritje të pagave.

Me pankartat në duar “Marre me rrejt, punëtorët të rrezikuar në punë por rrezikshmëria nuk paguhet”, dhe “Menaxhment respekto vendimin e gjykatës, askush mbi ligjin”, protestuesit kanë marshuar në sheshin e Prishtinës, për të arritur tek Qeveria e Kosovës, së cilës duan që të ia adresojnë kërkesat e tyre.

Selatin Sadiku nga BSPK, ka thënë se punëtorët e KEK-ut po protestojnë për të drejtat e tyre dhe realizimin e kërkesave dhe se kjo sindikatë nuk ka ngjyrë politike.

“Sindikata e KEK-ut nuk ka ngjyr politike”, ka thënë ai.

Protestës së punëtorëve të KEK-ut i është bashkangjitur dhe kryetari i SBASHK-ut Rahman Jasharaj .

“Erdha të jem me ju, sepse ju jeni duke e sakrifikuar shëndetin për të pasur ne dritë Pa rrymë nuk zhvillohet jeta”, tha Jasharaj.

Related posts

Viola von Cramon i përgjigjet presidentit Vuçiç pas shantazhit që bëri në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

admin

Shirat e dendura shkaktuan rrëshqitje masive dheu, raportohet për 24 viktima në Indi dhe dhjetëra të bllokuar, mes tyre personel mjekësor

admin

“Ke shkelur urdhrin”/ Gjykatësi paralajmëroi Donald Trump: Mund të burgosesh nëse …

admin