RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protestuesit bllokojnë rrugët në Portsmouth pas shpëtimit të 140 migrantëve

protestuesit-bllokojne-rruget-ne-portsmouth-pas-shpetimit-te-140-migranteve

Qindra protestues u mblodhën të dielën mbrëma në Portsmouth të Britanisë së Madhe, pasi rreth 140 migrantë u shpëtuan në Kanalin Anglez nga një varkë e vogël.

Policia u përball me demonstruesit, të cilët bllokuan rrugët në përpjekje për të penguar largimin e migrantëve nga qyteti. Autoritetet u kërkuan banorëve të shmangnin zonën e portit të trageteve Eastney Landing, ku migrantët u nxorën në breg.

Policia vendosi një urdhër për shpërndarjen e turmës dhe paralajmëroi se personat që nuk do ta respektonin mund të arrestoheshin.

Qeveria britanike dënoi atë që e cilësoi si “sjellje frikësuese dhe banditeske” nga protestuesit, disa prej të cilëve ishin të veshur me të zeza dhe mbanin maska.

Protestuesit thanë se po përpiqeshin të pengonin autoritetet që migrantët t’i transferonin në qendrën Manston në Kent.

Policia, e pajisur me mburoja kundër trazirave, rrethoi disa autobusë të parkuar pranë Eastney Marina, ndërsa protestuesit bllokuan trafikun.

Deputeti konservator Joe Robertson e cilësoi si “jashtëzakonisht shqetësuese” mbërritjen e migrantëve me varkë kaq në perëndim.

Në vendngjarje ishte edhe Daniel Thomas, i njohur si Danny Tommo dhe si bashkëpunëtor i aktivistit të ekstremit të djathtë Tommy Robinson, i cili transmetoi drejtpërdrejt protestën. /mesazhi

Related posts

Nis takimi trepalësh për targat në Bruksel, Lajçak: Shpresoj të gjendet një zgjidhje për uljen e tensioneve

admin

Deputetja britanike: Të gjithë ata që e kanë nisur këtë sulm do japin llogari dhe do dalin para drejtësisë

Muhamet Ramadani

Iraku: Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja do të tërhiqet nga baza “Ain al-Asad” javën e ardhshme

admin