Protestuesit e ekstremit të djathtë janë përleshur me policinë në disa mitingje pasi trazirat janë të lidhura me lajmin e rremë të përhapur kinse tre vajzat e reja të vrara në Southport janë vrarë në një sulm me thikë nga një emigrant musliman.
Trazirat që përfshijnë qindra protestues të ekstremit të djathtë kundër imigracionit kanë shpërthyer në disa qytete në ditët e fundit pasi informacioni i rremë u përhap me shpejtësi në mediat sociale kinse i dyshuari në sulmin me thikë të së hënës në një klasë vallëzimi për fëmijët në Southport ishte një emigrant mysliman.
Policia ka thënë se i dyshuari, Axel Rudakubana, 17 vjeç, ka lindur në Cardiff, Uells, por protestat e demonstruesve anti-emigracion dhe anti-myslimanë kanë vazhduar, duke u shndërruar në dhunë dhe trazira, duke përfshirë qytetin verilindor të Sunderland të premten në mbrëmje.
Demonstruesit hodhën karrige, flakë dhe tulla mbi oficerët në qytetin veriperëndimor anglez të Liverpool-it, ndërsa përleshjet mes policisë dhe protestuesve shpërthyen në Mançester aty pranë.
Policia e Merseyside tha se “një numër oficerësh janë plagosur pasi kanë të bëjnë me çrregullime të rënda” në qendër të qytetit të Liverpool.
Trazira pat edhe në qytetet tjera anembanë Britanisë.
Xhamitë në të gjithë vendin janë këshilluar për të forcuar sigurinë, ndërsa policia ka vendosur oficerë shtesë.
Raportohet edhe për incidente të shumta etnike, anti-emigrante dhe anti-muslimane.
A mob of “native patriots” lynched a lone black man in Manchester earlier today. Cowards. pic.twitter.com/QHNfMB2BtZ
— Dilly Hussain (@DillyHussain88) August 3, 2024